Your search results

Overview

  • Updated On:
  • September 22, 2022
  • 3 Dhoma
  • 3 Tualete
  • 720.00 m2

Shitet super Penthouse ne Astir!

460.000 €
Preferuarat

Pershkrimi

Shitet super Penthouse ne Astir! Prona ka siperfaqe totale 720m² ku 520m² eshte apartament & verandë & 200m² tarracë. Ndodhet në Astir, në një pozicion me akses të shkëlqyer, me pamje fantastike të pashkëputur, privatësi, pishinë, 100% brand new, i pabanuar më parë dhe investim marramendës deri në detaje!

– Është ri-onvestuar & dizenjuar 100% nga fillimi, investimi ka kushtuar mbi 240.000 Euro .
– Çdo investim i bërë në Apartament është 100% i ri dhe i standartit më të lartë në treg: Marka të zgjedhura, pishinë e madhe, patio, 2 oxhaqe, gjelbërim i përzgjedhur & i kuruar me projektues, vetratat dopjoxham gjermane, sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes chiller, parket Italian, sistemi elektrik dhe hidraulik 100% të ri të cilësisë më të lartë, ndriçuesat design, sistem kapot total I brendshëm për izolim akustik dhe termik maksimal, sistem panelesh diellore me kapacitet 2-fish për autonomi energjie me kosto konsumi 0 përjetësisht, tarracë per hapesire extra rekreacioni si palester, barbeque etj.
– Penthouse-i shitet i kompletuar dhe gati për t’u banuar dhe së bashku me të janë të rezervuara 4 garazhe të mbyllura brenda kompleksit me pagesë 2 vjeçare qeraje të përfshirë në çmim

Të dhënat e ndarjes:

– 1 sallon +kuzhinë + trapezari open space
– 3 dhoma gjumi ( 2 dhoma ultra të mëdha dhe 1 dhomë studio)
– 1 Garderobë
– 3 Tualete ( 1 nga tualetet ka një parabanjo plus)
– 3 Ballkone
– 1 Lavanderi
– 1 Verandë me mbulim me xhama, që bashkohet me sallonin Open Space
– Oborri I Madh me pishinën dhe gjelbërimin
– Patio me mbulim në verandë
– Tarraca private ~200 m²

– Sip. Totale: 717 m² ( 517 m² Penthousi + 200m² Tarraca)
– Sip. Neto (me Verandë) : 495 m² ( 167m² Ap Brenda + 328m² Veranda)
– Sip. e Përbashket: 22 m²
– Sip. Tarracës: ~200 m²
– Orientim: Lindje- Jug – Perëndim
– Ashensor: me akses me privat vetem kati i fundit

Cilësitë më unike të pronës që ja vlen të veçohen:

– Planimetria është perfekte pasi ndahet në mënyrë të shkëlqyer, zona e ditës dhe veranda, me zonën e natës.
– Salloni është i shkrirë me pjesën e jashtme, kur janë vetratat e hapura dhe jep Idenë e mospasjes së një ndarje të mirëfilltë nga brenda – jashtë.
– Nga salloni lexohet peizazhi & vargkodra pa shkëputje. Edhe patio në verandë është ngritur në lartësi posaçërisht për të ruajtur këtë lexim.
– Orientimi i pronës është I tillë që bën që të hyjë drita që në mëngjes në të 3 dhomat, gjatë ditës kalon në kuzhinë & sallon dhe përfundon me perëndimin në varg kodrat, përballë verandës, duke ofruar pamje dhe peizazh mbreslënës nga ndenja në salon apo verandë.
– Privatësia gjithashtu është një nga pikat më të forta, pasi kornizimi me gjelbërimin dhe lartësia e pronës, të jep ndjesinë sikur je në një vilë plotësisht private në një oaz larg nga zhurma qytetit. Gjithashu aksesi në katin e fundit është privat.
– Prona ka Akses të shkëlqyer me Autostradën, Rinasin, si dhe hyrjen dhe daljen nga Tirana në Drejtim të Durrësit/Bregdetit.
– Tarraca ~200 m² mbi apartament, ofron mjaftueshëm vend për ta përdorur për rekreacione extra si: fushë e vogël basketbolli, voleybolli, palestër e madhe e jashtme, vend për lojra etj.

Karateristika të Pronës Dhe Investimeve të Bëra:

– Sistem panelesh Diellore me kapacitet 2-fish të Konsumit normal të pronës për autonomi energjie, me kosto konsumi 0 përjetësisht!
– Oxhak Druri me përmasa 1.35m x 45cm
– Oxhak i dytë me bioethanol
– Pishine e madhe, me permasa, 4.5m x 5m
– Izolim total termik dhe Alakustik me sistem kapot të brendshme, në muret rrethuese dhe në tavan, ( Me polistetol, cilësia e pare, 4cm, me përbërje karboni)
– Vertrata ultra termike në të gjithë apartamentin, vetrata e sallonit supreme 520 Alumil
– Instalime hidraulike cilësia e parë Multistratto
– Sistem ngrohje/ ftohje qendror Chiller
– Parket i zgjedhur Ac5
– Smart TV Crystal UHD Samsung 65 inch
– Kuzhina e kompletuar
– Përmasat e krevateve janë Super King Size 2m x 2m (si dhe janë të kompletuara me 2 garderoba)
– Tualetet me cilësi të lartë pllakash gres porcelani, pajisje inkaso dhe grupe të markës Grohe Gjermane
– Sistem Security kamerash dhe alarmi Smart në të gjithë hapsirat e pronës

ÇMIMI: 460.000 €
Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009

Adresa

Qyteti:
Zona:
Shteti: Albania
Open In Google Maps

Detajet e Prones

Property Id : 42506
Cmimi: 460.000 €
Siperfaqja: 720.00 m2
Dhomat total: 4
Dhoma Gjumi: 3
Tualete: 3
ID e Pronës: G1294
Viti i Ndertimit: 2012

Specifikimet

Other Features
Arreduar
Hipoteke
Kopesht
Parkim
Pishine

Gjeni pronen tuaj!

Harta

Prona të ngjashme

Penthouse
Shitje
250.000 €

Shitet papafingo ne Selite!

2 BD
1 BA
234.41 m2
Penthouse
Shitje
1.600.000 €

Shitet Penthouse Luksoz tek Square 21!

6 BD
7 BA
435.00 m2

Compare Listings

Golden Home Realestate