Your search results

Overview

  • Updated On:
  • September 22, 2022
  • 2 Dhoma
  • 2 Tualete
  • 144.08 m2

Okazion!! Shitet apartament 2+1+2 tek ”Tulipan Residence”!

243.495 €
Preferuarat

Pershkrimi

Okazion!! Shitet apartament 2+1+2 tek ”Tulipan Residence”! Apartamenti ka siperfaqe 144.08m² dhe organizohet ne nje sallon te bollshem me dalje ne ballkon, dy dhoma gjumi ku matrimonialja disponon tualet me vete, nje tualet i perbashket, nje depo dhe nje ballkon me akses nga dhoma e gjumit e femijeve. Prona ndodhet ne faze tulle. E kufizuar nga autostrada Tiranë-Elbasan, “Tulipan Residence” shtrihet në pjesën jugore të qytetit, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë. Duke qenë se tipologjia e objekteve do të jetë banim, aksesi me pikat kryesore të qytetit mbetet një prej prioriteteve më të rëndësishme. Për më pak se 5 minuta jeni në akset më të rëndësishme rrugore, qëndrave tregtare, 3 liqeneve dhe 1 parku. Pozicionimi mes natyrës dhe vendosja e godinave në harmoni të plotë me dinamikën e terrenit garanton një jetesë të shëndetshme në secilën pjesë të rezidencës. Qellimi është një rezidencë e shkëputur nga kaosi i qytetit por që garanton gjithsesi momente urbane interesante për shkak të elementëve komunitar që i japin asaj formën e nje mini qyteze elitare. Gjelbërimi është trajtuar me pemë të larta dhe me varietete të ndryshme midis haloreve dhe gjetherënësve duke krijuar dinamikë ngjyrash si dhe të panoramës vizuale në periudha të ndryshme të vitit. Zonat rekreacionale të rezidencës janë vlerë e shtuar e paçmueshme për komunitetin. Falë hapësirave të mëdha për qendrim shplodhës në natyrë, vrapim, lëvizje me biçikletë dhe fushava sportive, banorët mund të përjetojnë një eksperiencë banimi unike në Tiranë. Të gjitha godinat janë të trajtuara me sistemet më të avancuara në fushën e efiçencës energjitike në aspektin termik duke dhënë banorëve një komoditet maksimal dhe kursim real në faturat e energjisë. Cmimi 1690€/m². Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 202 1009

Adresa

Qyteti:
Shteti: Albania
Open In Google Maps

Detajet e Prones

Property Id : 37310
Cmimi: 243.495 €
Siperfaqja: 144.08 m2
Dhomat total: 3
Dhoma Gjumi: 2
Tualete: 2
ID e Pronës: G784

Specifikimet

Other Features
Ballkone
Ne ndertim

Gjeni pronen tuaj!

Harta

Prona të ngjashme

Apartament 2+1
Shitje
Apartament 2+1
Qera
Apartament 2+1
Qera

Compare Listings

Golden Home Realestate