Your search results

Overview

  • Updated On:
  • September 22, 2022
  • 2 Dhoma
  • 2 Tualete
  • 100.00 m2

Jepet me qera apartament 2+1+2 pranë 21 Dhjetorit!

Preferuarat

Pershkrimi

Jepet me qera apartament 2+1+2 pranë 21 Dhjetorit! Apartamenti ndodhet në katin e 7-të të një godine të re, në një nga zonat më të kërkuara dhe të aksesueshme të kryeqytetit. Prona disponon një sipërfaqe totale prej 100 m² dhe organizohet në një sallon ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi, dy tualete, një ballkon dhe korridor shpërndarës, duke ofruar një organizim funksional dhe komod të hapësirave. Apartamenti ofrohet totalisht i mobiluar, me një arredim modern dhe të kuruar, ku mbizotërojnë tonalitetet neutrale dhe materialet me ngjyra të ngrohta, duke krijuar një atmosferë mikpritëse dhe familjare. Salloni është i pajisur me kënd ndenjeje, televizor dhe mobilim bashkëkohor, ndërsa ambienti i gatimit është i organizuar në mënyrë praktike dhe i kompletuar me elektroshtepiaket e nevojshme. Dhoma matrimoniale disponon krevat dopio dhe garderobë, ndërsa dhoma e dytë është e arreduar me dy krevate individualë, dollapë dhe hapësirë studimi, duke e bërë apartamentin veçanërisht të përshtatshëm për familje me fëmijë. Të gjitha ambientet janë të shtruara me parket dhe të pajisura me sistem kondicionimi për ngrohje dhe ftohje, duke garantuar komoditet gjatë gjithë vitit. Pozicionimi pranë 21 Dhjetorit, ofron akses të lehtë drejt qendrës së Tiranës, rrugëve kryesore, institucioneve arsimore, supermarketeve, transportit publik dhe shërbimeve të ndryshme të përditshme. Falë vendndodhjes, organizimit të brendshëm dhe mobilimit të plotë, kjo pronë përbën një alternativë ideale për familjet që kërkojnë një banesë komode, funksionale dhe të gatshme për banim, në një ambient të qetë dhe të sigurt. Çmimi: 85.000 lekë/muaj. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në numrat 069 626 5555 / 069 202 1009.

Adresa

Qyteti:
Shteti: Albania
Open In Google Maps

Detajet e Prones

Property Id : 61128
Siperfaqja: 100.00 m2
Dhomat total: 3
Dhoma Gjumi: 2
Tualete: 2
ID e Pronës: G3322

Specifikimet

Other Features
Arreduar
Ballkone

Gjeni pronen tuaj!

Harta

Prona të ngjashme

Apartament 2+1
Shitje
Apartament 2+1
Shitje

Compare Listings

Golden Home Realestate