Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 2 Dhoma
- 1 Tualet
- 103.00 m2
Shitet apartament 2+1 prane 21 Dhjetorit!
Pershkrimi
Shitet apartament 2+1 i pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, prane 21 Dhjetorit! Zona ofron akses të menjëhershëm në rrugën kryesore, linjat urbane, universitete, shërbime dhe çdo facilit tjetër të nevojshëm. Apartamenti ndodhet në katin e 3-të banim të një pallati të ri me ashensor dhe hyrje direkte nga rruga kryesore. Ka sipërfaqe 103m² dhe organizohet ne nje sallon te bollshem, dy dhoma gjumi, nje tualet dhe nje ballkon. Godina është e veshur me sistem kapot, ndërsa shkalla është e pajisur me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Orientimi Jug–Perëndim siguron ndriçim të bollshëm natyral dhe një ambient të ngrohtë. Prona ofron një planimetri funksionale, me mundësi ndarjeje edhe në dy apartamente të veçanta. Falë pozicionit dhe konfigurimit të saj, është shumë e përshtatshme si për banim, ashtu edhe për aktivitete biznesi si zyra, klinikë, studio apo investim afatgjatë. Vendndodhja strategjike pranë institucioneve kryesore, universiteteve dhe shërbimeve të shumta e bën këtë apartament një zgjedhje ideale për këdo që kërkon komoditet dhe vlerë të sigurt në treg. Nëse jeni në kërkim të një prone të dedikuar për banim ose investim në një prej zonave më të preferuara të qytetit, ky apartament përfaqëson një mundësi reale. Prona disponon dokumentacion te rregullt hipotekor. Çmimi: 258,000€. Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009.






