Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 3 Dhoma
- 4 Tualete
- 570.00 m2
Pershkrimi
Shitet vile tek Rezidenca See Hëna! Vila ka siperfaqe totale 570m² dhe organizohet ne: Kati -1; nje ambient palestre, nje depo, nje tuale, nje korridor dhe nje post parkimi. Kati 0: nje korridor, nje ambient ndenje me dalje ne verande, nje ambient ngrenie, nje ambient gatimi, nje depo, nje tualet dhe nje pishine. Kati 1: nje korridor, tre dhoma gjumi ku matrimonialja ka garderobe dhe tualet me vete, dy ballkone me akses nga te gjitha ambientet dhe nje tualet i perbashket. Kjo tipologji pozicionohet në pjesën qëndrore të rezidencës si tipologjia më e hasur në parcelë, me një plan urbanistik që përfshin dy kate dhe një kat nëntokë. Në katin përdhe janë zhvilluar zonat e ditës që përfshijnë ambientin e ndenjes, ngrënies e gatimit dhe tualetin. Në katin e sipërm është zona e natës me dhomat e gjumit dhe tualete, ndërsa në katin e bodrumit ndodhen hapësira shërbimi, si: palestër, depo, tualet dhe parkim. Hapësirat e gjelbëruara e rrethojnë të gjithë godinën, duke krijuar në këtë mënyrë një ambient më privat. Volumi i objektit karakterizohet nga ndërthurja e formës Z të planit të katit përdhe me atë L të planit të katit të parë, duke krijuar një lojë volumetrike, e cila lejon krijimin e verandave dhe lozhave si hapësira çlodhjeje dhe relaksi. Materialet e përdorura në fasadë do të jenë ekologjike duke qëndruar besnik kundrejt elementeve natyrorë që e rrethojnë godinën. Sistemi i jashtëm i godinës do të realizohet mes fasadës termike sipas normave të efiçencës energjitike me përformancë të shkëlqyer kundrejt faktorëve atmosferik duke siguruar kështu temperaturën optimale të ambjentit të brendshëm. Cmimi 2800€/m². Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009