Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 3 Dhoma
- 5 Tualete
- 350.48 m2
Pershkrimi
Shitet vile e bashkengjitur tek Luminor Residence, Teg! Luminor Residence, nje rezidence e re me vila, me një vendodhje shumë të mirë, shtrihet në një terren mes ajrit të pastër, gjelbërimit brenda rezidences, pranë Qendres Tregtare TEG, afer me komplekse rezidenciale vilash si “Rolling Hills”, “Long Hills” Residence dhe vetem 8 KM nga qendra e Tiranës. Ka një panoramë shumë të bukur të zonës përreth e cila karakterizohet nga paracela të gjelbëruara, privatësi dhe qetësi të cilat e bëjnë një nga vendodhjet më të preferuara të kryeqytetit. Infrastruktura rrugore e zhvilluar bën të mundur që Luminor Residencë të jetë lehtësisht e aksesueshme me autostraden Tiranë-Elbasan e cila ndodhet pak metra larg ndërtimit të këtij projekti të ri rezidencial.
Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si, shumë afër me Tirana East Gate, “Tirana International School”, “World Academy”, Shkolla 9-vjecare “Kings Tirana” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.
Residenca është projektuar me arkitekturë moderne dhe ka dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë. Do të ofrojë punime shumë cilësore, fasadë të ventiluar, ndarjet e brendshme me gips/lesh guri, lartësi e katit 0 do të jetë 340 cm i përfunduar, kati -1 me material beton “faccia a vista” ose stil industrial, parketi druri me cmim 50 euro/m2, sistemi i dritave “smart home” etj.
Informacion mbi vilën:
• Strukturë 3-Katëshe + Një Kat Nëntokë
• Sipërfaqe Ndertimi : 350.48 m²
• Sipërfaqe Verande : 46.48 m²
• Sipërfaqe Trualli : 260.5 m²
Organizimi:
Kati -1
• Sipërfaqe :80 m2
Ambient teknik, Ambient Ndenje, Depo-Frigorifer, Lavanderi ,Kantinë , Palestër, Tualet, Ashensor
Kati 0
• Sipërfaqe : 80 m2
Ambient ndenje , Ambient gatimi , Tualet , Ashensor
Kati 1
• Sipërfaqe : 85 m2
2 Dhoma gjumi , 2 Tualete, Korridor, Depo , Ashensor
Kati 2
• Sipërfaqe : 59 m2
Dhomë gjumi , Garderobë , Tualet, Verandë, Ashensor
Cilësime të tjera:
• Vilë e Bashkangjitur
• Vila është e investuar deri në detaje
• Fasadë e ventiluar, Sistem chiller
• Instalime elektrike dhe hidraulike me materiale bashkëkohore
• Ndarje e brendshme me gips/lesh guri
• Kati -1 do te jete beton “faccia a vista” ose stil industrial
• Lartësia e katit Përdhe do te jete 340 cm i përfunduar
• Parketi do të jetë druri në cmim 50 euro/m2
• Sistemi i dritave “smart home”
• Me oxhak
• Shitet bosh
• Oborr të gjelberuar
• Vila disponon ashensor
• 2 Poste Parkimi
• Vila ndodhet në një nga zonat më të qeta e shkëputur nga smogu dhe zhurma e qytetit
Cmimi 750.000€.
Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009