Pershkrimi
Në një nga resortet më prestigjioze bregdetare në Shqipëri, Green Coast Village, ofrohet për shitje një apartament elegant 2+1+2 me sipërfaqe totale prej 135.04 m² dhe parcelë private prej 98.72 m².
Apartamenti është projektuar me kujdes për të ofruar komoditet, dritë natyrale dhe ambiente funksionale, duke kombinuar arkitekturën moderne me atmosferën e qetë të Rivierës Shqiptare.
Prona organizohet në një sallon të bollshëm së bashku me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale disponon tualet privat, një tualet të përbashkët dhe dalje nga të gjitha ambientet në llozhë dhe në parcelën private, duke krijuar një hapësirë ideale për relaks dhe aktivitete në ambient të hapur.
Në çmim përfshihen:
- Post parkimi privat
- Depo private
Ky apartament përfaqëson një mundësi ideale si për banim apo shtëpi pushimi, ashtu edhe për një investim të sigurt në një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar, Palasë.
Çmimi: 550,000 €
069 626 5555 / 069 202 1009





