Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 2 Dhoma
- 1 Tualet
- 106.95 m2
Pershkrimi
Shitet apartament 2+1 në zonën e Astirit. I pozicionuar në katin e parë të një pallati të mirëadministruar me ashensor. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 106.95m² dhe ofron një organizim praktik: një sallon të bollshëm së bashku me ambientin e gatimit me dalje në ballkon, dy dhoma gjumi ku dhoma matrimoniale ka dalje të dytë në ballkon, si dhe një tualet. Apartamenti shitet i mobiluar dhe aktualisht është i dhënë me qira, çka e bën një mundësi ideale investimi me të ardhura të menjëhershme. Ndodhet në një zonë të zhvilluar dhe të kërkuar, shumë pranë faciliteteve të përditshme si supermarkete, farmaci, transport urban dhe institucione arsimore. Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor. Çmimi 155.000 €. Për një vizitë në pronë kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009.





