Pershkrimi
Shiten vila 2-katëshe në Green Coast Hills, Palasë – Himarë! Vilat janë projektuar në dy kate dhe ofrojne një organizim funksional, me ambiente të bollshme të brendshme dhe hapësira të jashtme të dedikuara për relaks dhe argëtim. Pronat ka sipërfaqe totale ndërtimi: 180.33m², 183.17m², 183.25m² dhe 197m². Në katin zero, vilat organizohen në një ambient të hapur dhe të ndriçuar që përfshin sallonin e ndenjes dhe ambientin e gatimit, së bashku me një dhomë gjumi, tualet, lavanderi dhe korridorin e hyrjes. Kati lidhet drejtpërdrejt me verandën e jashtme, duke krijuar një vazhdim natyral të hapësirës së jetesës drejt zonës së jashtme. Në katin e pare ndodhen 2 dhoma gjumi, një gardërobë, 2 tualete. Dhomat e gjumit jane te orientuara drejt verandës. Vila disponon dy vende parkimi dhe hapësira teknike/depo. Pjesa e jashtme përfshin veranda të bollshme, të cilat krijojnë mundësi për ambiente lounge, tavolina ngrënieje dhe zona relaksi në natyrë.
Green Coast Hills – Palasë- Një standard i ri jetese në Rivierën Shqiptare. Green Coast Hills është një projekt rezidencial premium në Palasë, pjesë e zhvillimit Green Coast 3, i konceptuar për të sjellë një mënyrë jetese të veçantë mes detit, natyrës dhe arkitekturës bashkëkohore. I pozicionuar në një terren të privilegjuar me pamje panoramike drejt detit Jon, projekti kombinon apartamente dhe vila moderne, të projektuara për të ofruar privatësi, komoditet dhe një lidhje të vazhdueshme me peizazhin përreth. Green Coast Hills përfshin 242 apartamente dhe 97 vila, të shoqëruara me një sërë shërbimesh dhe hapësirash të dedikuara për një stil jetese të plotë. Në projekt parashikohen Piazza qendrore, beach club, restorante, bare, ambiente tregtare, hapësira të gjelbra, zona sportive dhe rekreative, kënde lojërash, parkime dhe shërbime të tjera. Vilat ofrojnë një nivel të lartë privatësie, me veranda dhe pishina private, ndërsa apartamentet janë konceptuar për të maksimizuar dritën natyrale dhe pamjet panoramike.
Pse Green Coast Hills?
📍 Palasë, Riviera Shqiptare
🌊 Pamje panoramike drejt detit Jon
🏡 242 apartamente & 97 vila
🏊 Vila me pishina private
🌿 Hapësira të gjelbra dhe ambiente rekreative
🍽️ Restorante, bare dhe ambiente shërbimi
🏖️ Beach Club
🏛️ Piazza qendrore
🚗 Parkime dhe ambiente depozitimi
✨ Arkitekturë dhe standarde premium
Green Coast Hills është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një rezidencë pushimi, një shtëpi pranë detit ose një mundësi investimi në një nga destinacionet më të kërkuara të Rivierës Shqiptare. Kontaktoni per cmimin. Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009.













