Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 0 Dhoma
- 0 Tualete
- 1,500.00 m2
Pershkrimi
Jepet me qera kapanon në Spitallë, Durrës! Prona është e pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara industriale të Spitallës, në rrugë kryesore, me akses shumë të lehtë dhe vizibilitet të lartë. Prona është ideale për biznese që kërkojnë hapësirë, lartësi dhe infrastrukturë të përshtatshme për logjistikë. Kapanoni ka një sipërfaqe totale prej 1500 m², i organizuar totalisht në open space, duke ofruar fleksibilitet maksimal për organizimin e aktivitetit sipas nevojave të biznesit. Dimensionet e tij janë 50 m gjatësi dhe 30 m gjerësi, me lartësi 10 m, çka e bën shumë të përshtatshëm edhe për magazinim me rafte të larta apo aktivitete prodhuese. Prona disponon gjithashtu 1000 m² shesh përpara, ideal për parkim, manovrim mjetesh të tonazhit të rëndë dhe ngarkim–shkarkim. Hyrja për trajlerë është e mundësuar, duke e bërë këtë kapanon perfekt për logjistikë, distribucion apo depozitë. Falë pozicionit strategjik dhe hapësirave funksionale, prona është e përshtatshme për një gamë të gjerë aktivitetesh si: magazinim dhe logjistikë; punishte dhe prodhim; depo tregtare; aktivitete industriale të lehta. Cmimi 2500€/muaj neto. Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009.
