Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 1 Dhomë
- 1 Tualet
- 60.00 m2
Pershkrimi
Jepet me qera apartament 1+1 në Rezidencën Kadiu tek Ali Demi! Apartamenti ndodhet në katin e 6 të një pallati të ri 8-katësh me 2 ashensorë me siperfaqe 60m2 dhe organizohet nga një sallon së bashku me ambientin e gatimit, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe ballkon i mbyllur me vetratë të re, i përdorshëm në çdo stinë. Apartamenti është i mobiluar në mënyrë moderne, me mobilim të ri dhe i pabanuar më parë, duke ofruar kushte shumë komode për banim të menjëhershëm. Ambienti është i pajisur me të gjitha elektro-shtëpiaket dhe orenditë e nevojshme si frigorifer, sobë, enë kuzhine, fshesë korenti, hekur dhe tavolinë hekurosjeje. Prona disponon gjithashtu Wi-Fi të instaluar dhe gati për përdorim, si dhe mundësi për garazh me qera me pagesë shtesë. Zona ku ndodhet është shumë e qetë dhe e preferuar për banim, me akses të lehtë në qytet dhe pranë faciliteteve kryesore. Apartamenti jepet vetëm për qira afatgjatë dhe preferohen qiramarrës seriozë. Cmimi: 45.000 all/muaj. Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë kontaktoni: 069 626 5555 / 069 202 1009.



