Pershkrimi
Shitet apartament 2+1+2 me oborr privat në Santorini 2 Residence (Village Square)! Santorini 2 Residence (Village Square), një kompleks rezidencial dhe turistik modern, i pozicionuar vetëm 180 metra larg vijës bregdetare, në një ambient ku arkitektura bashkëkohore ndërthuret në mënyrë harmonike me peizazhin natyror të Rivierës Shqiptare. Apartamenti disponon një sipërfaqe totale prej 108.63 m², nga të cilat 76.94 m² sipërfaqe apartamenti dhe 31.69 m² oborr privat. Prona organizohet në një sallon ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe një oborr privat, duke ofruar një organizim funksional dhe komod të hapësirave. Oborri përbën një vlerë të shtuar të pronës, duke krijuar një ambient të dedikuar për relaks, qëndrime në natyrë dhe shfrytëzim gjatë sezonit turistik. Santorini 2 Residence (Village Square) është një projekt rezidencial dhe turistik i konceptuar si një interpretim modern i arkitekturës tradicionale të Rivierës Shqiptare. Kompleksi përbëhet nga godina multifamiljare dhe 9 vila individuale, të integruara me terrenin natyror, duke shfrytëzuar maksimalisht karakteristikat e peizazhit dhe pamjet panoramike drejt detit apo malit. Një nga elementet më të veçanta të projektit është koncepti i sheshit të fshatit, ku rrugicat e ngushta, kalimet e hapura dhe hapësirat e përbashkëta krijojnë një atmosferë autentike mesdhetare, duke mundësuar qarkullimin natyror të ajrit dhe freskinë e erërave malore. Arkitektura e kompleksit karakterizohet nga përdorimi i materialeve natyrore, si guri lokal, travertina dhe mikroçimentoja, të kombinuara me tonalitete të ngrohta dhe neutrale që harmonizohen me peizazhin përreth. Fasadat risjellin elementet karakteristike të arkitekturës tradicionale në një interpretim bashkëkohor, ndërsa ballkonet dhe verandat pasurohen me gjelbërim dhe bimësi të përshtatur për klimën bregdetare. I gjithë parkimi është organizuar në nivelet nëntokësore, duke krijuar hapësira të jashtme më të qeta dhe duke mundësuar akses të drejtpërdrejtë drejt godinave të kompleksit. Falë afërsisë me detin, konceptit të veçantë arkitekturor dhe potencialit turistik të zonës, kjo pronë përbën një mundësi tërheqëse si për përdorim personal dhe pushime familjare, ashtu edhe për investim afatgjatë me potencial për dhënie me qira sezonale. Projekti ndodhet aktualisht në fazën e rifiniturave, ndërsa përfundimi i tij është parashikuar në vitin 2028. Çmimi: 3,000 €/m². Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni: 069 626 5555 / 069 202 1009




