Your search results

Overview

  • Updated On:
  • September 22, 2022
  • 3 Dhoma
  • 3 Tualete
  • 221.15 m2

Shiten vila 3-katëshe në Green Coast Hills, Palasë – Himarë!

Preferuarat

Pershkrimi

Shiten vila 3-katëshe në Green Coast Hills, Palasë – Himarë! Vilat jane konceptuar në 3 nivele, me një organizim të menduar për të ofruar privatësi, komfort dhe një lidhje të drejtpërdrejtë me hapësirat e jashtme. Pronat kane siperfaqe totale ndertimi: 221.15m², 221.55m², 231.49m², 234,22m², 240.22m² dhe 276.7m². Në katin -1, vila organizohet në dy dhoma gjumi, dy ambiente sanitare dhe hapësira të përbashkëta komunikimi, të shoqëruara me një verandë të bollshme që ofron mundësi për krijimin e një zone private relaksi. Në katin 0, ndodhet zona kryesore e jetesës, e organizuar në një sallon të bollshëm me ambientin e ngrënies dhe kuzhinën, si dhe një tualet. Ky nivel lidhet drejtpërdrejt me verandën, duke krijuar një ambient të hapur dhe të përshtatshëm për jetesë, pritje dhe momente relaksi. Në katin e pare, ndodhet një dhomë gjumi, e shoqëruar me tualet dhe hapësira të tjera funksionale. Kati ka gjithashtu dalje në verandë, duke ofruar privatësi dhe një tjetër hapësirë të jashtme për shfrytëzim. Vila disponon 2 vende parkimi, ndërsa në pjesën e jashtme është parashikuar një kombinim i verandave dhe zonave të gjelbra, duke krijuar një ambient të përshtatshëm për pushim dhe qëndrim në natyrë.

Green Coast Hills – Palasë- Një standard i ri jetese në Rivierën Shqiptare. Green Coast Hills është një projekt rezidencial premium në Palasë, pjesë e zhvillimit Green Coast 3, i konceptuar për të sjellë një mënyrë jetese të veçantë mes detit, natyrës dhe arkitekturës bashkëkohore. I pozicionuar në një terren të privilegjuar me pamje panoramike drejt detit Jon, projekti kombinon apartamente dhe vila moderne, të projektuara për të ofruar privatësi, komoditet dhe një lidhje të vazhdueshme me peizazhin përreth. Green Coast Hills përfshin 242 apartamente dhe 97 vila, të shoqëruara me një sërë shërbimesh dhe hapësirash të dedikuara për një stil jetese të plotë. Në projekt parashikohen Piazza qendrore, beach club, restorante, bare, ambiente tregtare, hapësira të gjelbra, zona sportive dhe rekreative, kënde lojërash, parkime dhe shërbime të tjera. Vilat ofrojnë një nivel të lartë privatësie, me veranda dhe pishina private, ndërsa apartamentet janë konceptuar për të maksimizuar dritën natyrale dhe pamjet panoramike.

Pse Green Coast Hills?

📍 Palasë, Riviera Shqiptare
🌊 Pamje panoramike drejt detit Jon
🏡 242 apartamente & 97 vila
🏊 Vila me pishina private
🌿 Hapësira të gjelbra dhe ambiente rekreative
🍽️ Restorante, bare dhe ambiente shërbimi
🏖️ Beach Club
🏛️ Piazza qendrore
🚗 Parkime dhe ambiente depozitimi
✨ Arkitekturë dhe standarde premium

Green Coast Hills është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një rezidencë pushimi, një shtëpi pranë detit ose një mundësi investimi në një nga destinacionet më të kërkuara të Rivierës Shqiptare. Kontaktoni per cmimin. Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009.

Adresa

Qyteti:
Shteti: Albania
Open In Google Maps

Detajet e Prones

Property Id : 59277
Siperfaqja: 221.15 m2
Dhomat total: 4
Dhoma Gjumi: 3
Tualete: 3
ID e Pronës: G3152

Specifikimet

Other Features
Ne ndertim
Verande

Gjeni pronen tuaj!

Harta

Prona të ngjashme

Vila
Shitje

Compare Listings

Golden Home Realestate