Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 2 Dhoma
- 2 Tualete
- 125.67 m2
Shiten apartamente 2+1+2 ne Bulevardin e Ri!
Pershkrimi
Shiten apartamente 2+1+2 ne Bulevardin e Ri! Apartamentet kane siperfaqe 125.67m² dhe 127.67m², organizohen nga nje sallon i bollshem se bashku me ambjentin e gatimit me dalje ne ballkon,dy dhoma gjumi ku ajo matrimoniale ka tualet me vete dhe nje tualet i perbashket. Objekti ndodhet ne faze grope. Pronat ndodhen ne nje nga projektet me te reja moderne të kryeqytetit, e cila pozicionohet strategjikisht në Bulevardin e Ri te Tiranes, duke bere te mundur keshtu lidhjen direkt me disa nga akset kryesore rrugore te Tiranes. Ka akses te menjehershem ne Bulevardin “Zogu I”, unazen e vogel, rruga “Reshit Petrela”, unazen e te madhe te qytetit dhe fare prane Sheshit “Skenderbej”. Afersia me disa nga institucionet kryesore shteterore, mjekesore, arsimore, shoqerore dhe tregtare, e ben nje nga zonat me te preferuara. Objekti do te ofroje standart te larte ndertimi, cilesi ne konstruksion e rifiniture duke sjelle keshtu konceptimin e te jetuarit ne menyre cilesore dhe te berit biznes ne te njejten kohe. Ana arkitektonike e godines dhe ajo funksionale e apartamenteve te banimit eshte teper e organizuar, ku jane parashikuar te gjitha lehtesirat per nje jetese komode. Godina eshte nje rezidence banimi dhe sherbimi me 2, 5, 6, 7, 8, 10, 11, 12 kate me 3 kate parkim nentoke. Objekti do te ofroje cilesi te larte ndertimi, ashensore, siguri 24 ore, shesh rekreacioni te gjelberuar, mirembajtje elitare dhe sherbime te ndryshme. Parashikohet te mbarojë brenda vitit 2028. Cmimi 2300€/m². Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009