Pershkrimi
Shitet tokë arë në Dritas, pranë liqenit! Prona disponon një sipërfaqe totale prej 10,000 m² (10 dynymë) dhe është e klasifikuar si tokë arë. E pozicionuar pranë liqenit të Dritasit, në një zonë të qetë, të rrethuar nga gjelbërimi dhe peizazhi natyror, prona përbën një mundësi interesante investimi. Falë vendndodhjes së favorshme dhe sipërfaqes së konsiderueshme, prona ofron potencial për zhvillimin e projekteve agroturistike, fermave ekologjike, aktiviteteve bujqësore, pemëtarisë apo ambienteve rekreative në harmoni me natyrën. Afërsia me liqenin i shton vlerë pronës, duke e bërë atë një alternativë tërheqëse për investitorët që synojnë zhvillimin e projekteve në sektorin e agroturizmit dhe turizmit rural, në përputhje me kushtet urbanistike dhe lejet përkatëse. Prona disponon dokumentacion të rregullt hipotekor, me certifikatë pronësie. Çmimi: 2,500,000 lekë/dynym. Çmimi total: 25,000,000 lekë. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009.
