Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 2 Dhoma
- 1 Tualet
- 96.54 m2
Shitet apartament modern 2+1 në kompleksin Univers City!
Pershkrimi
Shitet apartament modern 2+1 në kompleksin Univers City, në një zonë të qetë dhe të zhvilluar, ideale për banim familjar ose investim! Apartamenti ndodhet në katin e 8-të (kati i fundit) të një ndërtese me ashensor dhe ka orientim lindje, duke mundësuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Ofron gjithashtu mundësi për vendosjen e paneleve diellore në tarracë. Me sipërfaqe 96.54m², apartamenti organizohet në një koridor shpërndarës, sallon ndenje së bashku me ambientin e gatimit me ajrim natyral, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe 1 ballkon. Të gjitha ambientet, përfshirë edhe tualetin, kanë ajrim natyral. Apartamenti disponon investime cilësore si: tavane të varura, ndriçim LED me shina magnetike dhe sistem smart (touch & WiFi), parket, kuzhinë inkaso, sistem kondicionimi dhe tualet inkaso. Prona është e pajisur me hipotekë. Ideale për banim komod ose si mundësi e mirë investimi. Cmimi 145 000€. Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, kontaktoni: 069 626 5555/ 069 202 1009







