Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 3 Dhoma
- 2 Tualete
- 269.95 m2
Shitet apartament 3+1+2 tek “Lake View”!
Pershkrimi
Shitet apartament 3+1+2 tek “Lake View” një nga rezidencat e banimit më të reja të vendosur strategjikisht në rrugen “Kristo Luarasi” dhe rrugën e “Kosovarëve”, duke ofruar kështu pamje nga liqeni Tiranës, Unaza e re dhe kompleksi i pishinave. Rezidenca ka akses të menjëhershëm tek Parku i Madh i Liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht. “Lake View” Residences është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje mbi Parkun e Liqenit dhe zonës përreth. “Lake View” Residences do të ofrojnë punime shumë cilësore, projektet e te cilave gërshetohen në mënyrë të përkryer me peisazhin përreth. Në saj të arkitekturës së saj, mundëson krijimin e tarracave të gjelbërta të cilat shërbejnë si hapësira rekreative dhe relaksuese për banorët dhe vizitorët. Ofron dizajn unik dhe efikas të energjisë, izolim akustik, gjenerator i fuqisë rezervë, materiale me cilësi të lartë ndertimi, ashensor rezistente ndaj zjarrit, strukturë rezistente ndaj termeteve, termoizolim të avancuar, dalje emergjente, sistem kundra zjarrit dhe siguri 24 orë. Apartamenti ka siperfaqe totale 269.95m² ku 168.05m² eshte apartament + 101.9 m² verande dhe organizohet nga nje sallon i bollshem sebashku me ambientin e gatimit, 3 dhoma gjumi ku matrimonialja disponon tualet me vete, nje depo lavenderi, nje tualet dite dhe veranda e cila aksesohet nga te gjitha ambientet. Cmimi 2100€/m². Per nje vizit ne prone kontaktoni 069 202 1009