Pershkrimi
Shitet apartament 1+1+post parkimi në Kompleksin “SAEL”, Golem, në një nga zonat më të kërkuara për pushime dhe investim. Kompleksi është konceptuar për të ofruar komoditet dhe cilësi të lartë ndërtimi, duke ofruar një sërë hapësirash rekreative dhe shërbimesh si pishinë, kënd lojërash për fëmijë, fushë tenisi dhe futbolli, palestër, bar-restorant dhe ambiente të gjelbra. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 66.40 m² dhe organizohet në një sallon të bollshëm me ambient gatimi, një dhomë gjumi, tualet, korridor dhe ballkon. Prona ndodhet në një kompleks të ri, aktualisht në fazë përfundimtare, duke ofruar një mundësi shumë të mirë si për banim, ashtu edhe për investim. Kompleksi ndodhet në zonën e Golemit, pranë vijës bregdetare dhe në një pozicion të favorshëm pranë shërbimeve, ambienteve rekreative dhe detit. Cmimi 120.000€. Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009






