Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 1 Dhomë
- 1 Tualet
- 68.12 m2
Pershkrimi
Shiten apartamente 1+1 në Bonita Luxury Residence, Golem, një projekt modern në ndërtim e sipër, i konceptuar për të ofruar komoditet, cilësi dhe një standard bashkëkohor jetese pranë bregdetit. Apartamentet kanë sipërfaqe 68.12 m² dhe 71.63 m² dhe organizohen në mënyrë funksionale me një ambient të bollshëm ndenjie sëbashku me kuzhinën, një dhomë gjumi, një tualet dhe ballkon. Hapsirat janë të projektuara për të shfrytëzuar në mënyrë optimale çdo metër katror, duke ofruar një kombinim të mirë mes funksionalitetit dhe komoditetit. Bonita Luxury Residence është një kompleks rezidencial modern i pozicionuar në zonën e Golemit, i konceptuar si një hapësirë e përshtatshme si për banim gjatë gjithë vitit, ashtu edhe për pushime apo investim në turizëm dhe qira sezonale. Projekti karakterizohet nga arkitekturë bashkëkohore, ambiente të mirëorganizuara dhe standarde moderne ndërtimi. Rezidenca ofron një koncept të integruar banimi, me hapësira të përbashkëta të projektuara për të krijuar një ambient të rregullt dhe komod për banorët. Pozicioni në Golem, pranë vijës bregdetare dhe zonave me zhvillim të vazhdueshëm, i jep pronës potencial si për përdorim personal, ashtu edhe për investim afatgjatë. Përfundimi i projektit parashikohet në vitin 2027. Apartamentet përfaqësojnë një mundësi për të investuar që në fazën e ndërtimit, duke përfituar nga një projekt i ri dhe nga zhvillimi i vazhdueshëm i zonës së Golemit. Çmimi 1,500 €/m². Për më shumë informacion na kontaktoni në 069 626 5555 / 069 202 1009.









