Jepet me qira apartament 1+1 në Rezidencën “Kurora e Kopshtit Botanik”!
Pershkrimi
Jepet me qira apartament 1+1 në Rezidencën “Kurora e Kopshtit Botanik”, në një nga zonat më të qeta dhe të preferuara pranë Kodrës së Diellit. Apartamenti ofron një organizim funksional, të përshtatshëm për një çift ose familje.Prona organizohet në një sallon të bollshëm sëbashku me ambientin e gatimit, një dhomë gjumi, një tualet dhe hapsira të mirëorganizuara për një jetesë komode. Apartamenti jepet plotësisht i mobiluar dhe është i pajisur me të gjitha elektroshtëpiaket e nevojshme. Për ngrohje dhe ftohje disponon kondicioner tokësor, duke garantuar komfort gjatë gjithë vitit.Pozicionimi në një rezidencë të re dhe në një zonë të qetë e bën këtë apartament një zgjedhje të përshtatshme për klientë që kërkojnë komoditet, privatësi dhe akses të shpejtë drejt Kodrës së Diellit dhe zonave përreth.Preferohen klientë familjarë ose çift. Apartamenti lirohet ne daten 10 tetor. Çmimi: 55,000 Lek/muaj📍 Rezidenca “Kurora e Kopshtit Botanik”, pranë Kodrës së Diellit.Për një vizitë në pronë kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009.




