Pershkrimi
Jepet me qera Resort në Periferi të Tiranës! Resorti ndodhet rreth 30 minuta nga qendra e Tiranës dhe vetëm 13 minuta nga Qendra Tregtare TEG, duke ofruar një pozicion strategjik dhe lehtësisht të aksesueshëm. Është një pronë ideale për investime në fushën e hoteleri–turizmit, agrobiznesit, spitalit, azilit, apo aktiviteteve të tjera të ngjashme. Resorti përbëhet nga një godinë 4-katëshe, me sipërfaqe totale toke prej 20,000 m² dhe sipërfaqe ndërtimi 1,300 m². Hoteli disponon gjithsej 21 dhoma gjumi dhe 21 tualete, me hyrje të dedikuar për hotelin, ashensor, 3 dhoma shërbimi dhe 1 dhomë magazinimi. Prona është e pajisur me sistem HVAC chiller, sistem kundër zjarrit dhe kundër ujit, sistem për hapjen dhe mbylljen automatike të dritareve, ngrohje dyshemeje në tualete, sistem ndriçimi RGB, si dhe parkim të organizuar. Në katin 0 ndodhen recepsioni i hotelit, bar-restoranti me sipërfaqe të brendshme 300 m² dhe verandë 650 m², kuzhina dhe magazina, si dhe 6 tualete në shërbim të bar-restorantit. Resorti përfshin gjithashtu një liqen artificial me sipërfaqe 3,000 m², pishinë në proces ndërtimi, pemë frutore dhe dekorative në të gjithë sipërfaqen e pronës, si dhe parkim. Katet 1 deri në 3 janë të organizuara në mënyrë funksionale, ku çdo kat përmban 7 dhoma gjumi, 7 tualete dhe 1 dhomë shërbimi. Çmimi: 15,000€/muaj. Për një vizitë në pronë kontaktoni në: 069 626 5555 / 069 202 1009.












