Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 0 Dhoma
- 0 Tualete
- 1,200.00 m2
Jepet me qera magazinë pranë Casa Italia!
Pershkrimi
Jepet me qera magazinë pranë Casa Italia, vetëm 100 metra nga Terminali i Autobusëve! Magazina ndodhet në një nga zonat më të favorshme të Tiranës, me akses të drejtpërdrejtë për mjete mallrash dhe staf, duke e bërë ideale për çdo lloj aktiviteti që kërkon standarde të larta teknike dhe higjienike. Ambienti është i rregulluar rishtazi dhe gati për përdorim të menjëhershëm. Me një sipërfaqe prej 1,200 m² dhe lartësi 4 metra, ofron hapësirë të bollshme për magazinim me rafte të larta, linja prodhimi apo përpunim industrial. Dyshemeja industriale është rezistente ndaj ngarkesave të rënda dhe e lehtë për pastrim, ndërsa ndriçimi LED dhe ventilimi i organizuar garantojnë kushte të sigurta dhe efikase pune. Magazina përfshin gjithashtu ambiente të specializuara si 2 dhoma ngrirëse me izolim profesional dhe 3 dhoma freskuese me temperatura të kontrolluara, të përshtatshme për ruajtjen e produkteve ushqimore ose mallrave të ndjeshëm ndaj temperaturës. Sistemi i ftohjes është modern dhe kursen energji. Pajisjet mbështetëse përfshijnë një gjenerator industrial që siguron vazhdimësinë e punës edhe në rast ndërprerjeje energjie, impiant gazi funksional, si dhe sistem aspirimi dhe qarkullimi ajri, që plotësojnë të gjitha kushtet për një ambient profesional pune. Ngrohja dhe ftohja janë të integruara për të garantuar komoditetin e stafit dhe ruajtjen e produkteve. Për stafin janë të dedikuara ambiente praktike dhe të përshtatshme: dhomë ndërrimi me dollapë individualë, dushe dhe tualete, si dhe një mensa për ngrënie dhe pushim. Magazina është ideale për: Prodhim dhe përpunim ushqimor; Magazinim dhe shpërndarje; Aktivitet industrial me kërkesa teknike të larta; Ruajtje produktesh për import/eksport. Kontrata jepet për një afat minimal prej 5 vitesh. Nëse jeni duke kërkuar një ambient të gatshëm, me kushte teknike dhe higjienike të avancuara, në një vendndodhje strategjike – kjo magazinë është zgjidhja ideale. Cmimi 8000 €/muaj. Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009