Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 1 Dhomë
- 1 Tualet
- 48.00 m2
Pershkrimi
Shitet apartament 1+1 në Astir! Prona është e pozicionuar në një pallat të përfunduar në zonën e Astirit, një nga zonat më të zhvilluara dhe të kërkuara të kryeqytetit. Apartamenti disponon sipërfaqe 48 m² dhe ndodhet në katin e fundit të objektit, duke ofruar hapësira të përshtatshme për një organizim funksional dhe komod të ambienteve të banimit. Pozicionimi i pallatit ofron akses të lehtë drejt rrugëve kryesore, transportit publik, institucioneve arsimore, supermarketeve dhe shërbimeve të ndryshme të përditshme. Falë vendndodhjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm të zonës, ky apartament përbën një alternativë të përshtatshme si për banim, ashtu edhe për investim afatgjatë në pasuri të paluajtshme, me potencial për dhënie me qira. Objekti është plotësisht i përfunduar dhe aktualisht ndodhet në proces hipotekimi. Çmimi: 130.000 lekë/m². Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në numrat 069 626 5555 / 069 202 1009.

