Pershkrimi
Jepet me qera hotel në Vaqarr, gati për funksionim të menjëhershëm – një mundësi ideale për të nisur ose zgjeruar biznesin tuaj në hoteleri! Prona ka një sipërfaqe ndërtimi prej 2000m² dhe përbëhet nga 34 dhoma komode me tipologji të ndryshme, secila e pajisur me banjo, duke ofruar kapacitet akomodimi për rreth 80 persona. Ambienti është i kuruar dhe plotësisht funksional, me parkim të bollshëm për klientët, pishinë 10x7m për relaks dhe argëtim, si dhe një restorant të madh të shoqëruar me guzhinë profesionale – perfekt për evente, dasma apo organizime të ndryshme. E pozicionuar në një zonë me akses të mirë dhe në zhvillim të vazhdueshëm, kjo pronë ofron potencial të lartë fitimi dhe mundësi reale për sukses në biznes. Cmimi: 15,000€/muaj. Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009.








