Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 1 Dhomë
- 1 Tualet
- 107.93 m2
Shitet apartament 1+1 tek ”Tulipan Residence”!
Pershkrimi
Shitet apartament 1+1 tek ”Tulipan Residence”! Apartamenti ka siperfaqe totale 107.93m² ku 78.97m² eshte apartament & 28.96m² verand dhe organizohet ne nje sallon te bollshem sebashku me ambientin e gatimit, nje dhome gjumi, nje tualet dhe nje verand me akses nga te gjitha ambientet. Prona ndodhet ne nje objekt te sapo perfunduar. E kufizuar nga autostrada Tiranë-Elbasan, “Tulipan Residence” shtrihet në pjesën jugore të qytetit, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë. Duke qenë se tipologjia e objekteve do të jetë banim, aksesi me pikat kryesore të qytetit mbetet një prej prioriteteve më të rëndësishme. Për më pak se 5 minuta jeni në akset më të rëndësishme rrugore, qëndrave tregtare, 3 liqeneve dhe 1 parku. Pozicionimi mes natyrës dhe vendosja e godinave në harmoni të plotë me dinamikën e terrenit garanton një jetesë të shëndetshme në secilën pjesë të rezidencës. Qellimi është një rezidencë e shkëputur nga kaosi i qytetit por që garanton gjithsesi momente urbane interesante për shkak të elementëve komunitar që i japin asaj formën e nje mini qyteze elitare. Gjelbërimi është trajtuar me pemë të larta dhe me varietete të ndryshme midis haloreve dhe gjetherënësve duke krijuar dinamikë ngjyrash si dhe të panoramës vizuale në periudha të ndryshme të vitit. Zonat rekreacionale të rezidencës janë vlerë e shtuar e paçmueshme për komunitetin. Falë hapësirave të mëdha për qendrim shplodhës në natyrë, vrapim, lëvizje me biçikletë dhe fushava sportive, banorët mund të përjetojnë një eksperiencë banimi unike në Tiranë. Të gjitha godinat janë të trajtuara me sistemet më të avancuara në fushën e efiçencës energjitike në aspektin termik duke dhënë banorëve një komoditet maksimal dhe kursim real në faturat e energjisë. Cmimi 1950€/m². Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009