Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 1 Dhomë
- 1 Tualet
- 106.87 m2
Shitet apartament 1+1 tek IM Residence, Komuna e Parisit!
Pershkrimi
Shitet apartament 1+1 tek IM Residence, Komuna e Parisit! E pozicionuar në katin e 6-të të një rezidence moderne në ndërtim, në zonën elitare të Komunës së Parisit, një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, e njohur për qetësinë, komoditetin dhe aksesin e menjëhershëm në çdo shërbim të nevojshëm për një stil jetese cilësor. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 106.87 m² dhe karakterizohet nga një organizim funksional, ambiente të bollshme dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke e bërë ideal si për banim ashtu edhe për investim. Organizimi përfshin ambientin e ditës sebashku me ambientin e gatimit, një dhomë gjumi, një tualet dhe ballkon. Zona e Komunës së Parisit ofron infrastrukturë të zhvilluar, afërsi me institucione arsimore, qendra tregtare, bare dhe restorante cilësore, duke kombinuar në mënyrë perfekte qetësinë rezidenciale me dinamizmin urban. Cmimi 2380€/m². Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009


