Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 3 Dhoma
- 2 Tualete
- 189.55 m2
Pershkrimi
Ekskluzive! Shitet apartament luksoz 3+1+2 në Qëndër!
Apartament luksoz me sipërfaqe 189.55 m², i pozicionuar në një ndërtim të ri, sapo përfunduar, i konceptuar për një standard të lartë jetese dhe i arreduar me shumë kujdes nga arkitekt.
Prona organizohet në një sallon të gjerë dhe elegant me ambientin e gatimit, tre dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale disponon tualet privat, një tualet të përbashkët dhe ballkon me akses nga të gjitha ambientet.
Interieri është konceptuar në një kombinim të rafinuar të Organic Modern, Minimalist Luxury dhe elementeve Japandi, ku linjat e pastra, format organike dhe materialet natyrale krijojnë një atmosferë të qetë, elegante dhe bashkëkohore.
Muret me suva dekorative mat në tonalitete bezhë dhe rëre, format e rrumbullakosura arkitekturore dhe dyshemeja prej druri natyral krijojnë një harmoni të veçantë në të gjithë hapësirën. Mobilimi është realizuar me panele druri në tonalitet lisi, të kombinuara me detaje mat të zeza, ndërsa garderobat e personalizuara disponojnë ndriçim LED të integruar dhe organizues me xham për aksesorët.
Ndriçimi është menduar me spote lineare dhe LED të fshehur, duke theksuar format arkitekturore dhe duke krijuar një ndjesi të ngrohtë e relaksuese. Çdo element është përzgjedhur për të krijuar një ambient ku luksi shfaqet përmes elegancës së përmbajtur, materialeve cilësore dhe detajeve të personalizuara.
Apartamenti karakterizohet nga materiale premium dhe detaje të përzgjedhura, ku përfshihen fasadë e ventiluar, ashensor cilësor, hidrosanitare Incaso, dritare termike, grila elektrike me komandim me buton, ndriçim LED të integruar në dollapë, lavamanë me mermer dhe parket 100% dru. Detajet prej druri në dhomat e gjumit i japin interierit një atmosferë elegante dhe të ngrohtë.
Apartamenti shitet i mobiluar dhe i arreduar nga arkitekt, me një stil modern, luksoz dhe funksional. Është i pabanuar më parë, duke ju ofruar mundësinë të përfitoni një pronë të re, të kompletuar dhe gati për banim.
📑 Dokumentacion i rregullt hipotekor.
💰 Kontaktoni për çmimin.
📞 Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë:
069 626 5555 / 069 202 1009









