Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 1 Dhomë
- 1 Tualet
- 62.27 m2
Pershkrimi
Ekskluzive! Shiten apartamente 1+1 tek Platinium Lake Residence, Paskuqan, një projekt rezidencial modern i pozicionuar pranë Liqenit të Paskuqanit, në një zonë që po zhvillohet vazhdimisht dhe që ofron një kombinim të qetësisë, hapësirave të gjelbra dhe aksesit të lehtë drejt Tiranës. Apartamentet kanë sipërfaqe 62.27 m² dhe 63.70 m² dhe organizohen ne nje sallon te bollshem sebashku me ambientin e gatimit me dalje ne ballkon, nje dhome gjumi dhe nje tualet, të konceptuara për të ofruar një organizim funksional dhe komoditet në përditshmëri. Sipërfaqet janë të përshtatshme si për çiftet dhe familjet e vogla që kërkojnë një banesë moderne, ashtu edhe për klientët që e shohin pronën si një mundësi investimi. Platinium Lake Residence përfaqëson një alternativë interesante për ata që kërkojnë një pronë të re, në një zonë me potencial zhvillimi me lidhje të mira me pjesët e tjera të Tiranës. Afërsia me Liqenin e Paskuqanit i jep zonës një karakter më të qetë, ndërsa pozicioni pranë akseve kryesore e bën të përshtatshme për jetesë të përditshme dhe për investim në periudhë afatgjatë. Apartamentet ofrohen me çmim okazion, duke sjell një mundësi për klientët që kërkojnë të blejnë në një projekt të ri dhe të përfitojnë nga një çmim konkurrues. Mos e humbisni këtë mundësi! Për më shumë informacion, detaje mbi apartamentet dhe për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009.




