Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 1 Dhomë
- 2 Tualete
- 118.96 m2
Pershkrimi
Shitet apartament 1+1+2 tek Kompleksi “TIRANA’S ROCK”, ne qender te Tiranes! Apartamenti ka siperfaqe 118.96m² dhe organizohet ne nje sallon sebashku me ambjentin e gatimit e cila ka dalje ne ballkon, 1 dhome gjumi dhe dy tualete. Kulla Tirana’s Rock ka një stil tejet të veçantë, e lartë 85 m dhe e skalitur në formën e bustit te heroit Kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti. Ndërtesë multifunksionale e ndodhur në zemer të Kryeqytetit, e cila ofron apartamente elegante, zyra komode dhe ambiente komerciale moderne. “TIRANA’S ROCK”, është nje objekt unik banimi dhe sherbimesh ne 25 kate mbi tokë me 1 kat shërbimi nëntokë dhe 5 kate parkimi nëntokë. Ndodhet në zonën më ideale për jetesë dhe zhvillim biznesi. Forma e pazakontë dhe unike e kullës arrihet nga ballkonet që vazhdojnë të krijojnë një mbështjellje rreth gjithë ndërtesës. Detajet e fytyrës, të tilla si hunda, veshët dhe mjekra janë imituar përmes projeksioneve të lakuara që krijojnë një gjeometri delikate. Ballkonet gjithashtu lejojnë që hapësirat e brendshme të ndërtesës të kenë një planimetri më racionale, ndërkohë që ofrojnë hije dhe rehati për hapësirat e jashtme. Cmimi: 4300€/m². Per nje vizit ne prone kontaktoni 069 626 5555 / 069 202 1009.