Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 2 Dhoma
- 2 Tualete
- 138.00 m2
Shitet apartament 2+1+2 në një nga komplekset më të mira ne Tirane, tek “Square 21”.
Pershkrimi
Shitet apartament 2+1+2 në një nga komplekset më të mira ne Tirane, tek “Square 21”. Apartamenti ka siperfaqe 138m² dhe organizohen ne nje sallon te bollshem sebashku me ambientin e gatimit, dy dhoma gjumi ku matrimonialja eshte me tualet me vete, nje tualet i perbashket dhe nje ballkon. Prona ndodhet ne nje komples te ri ne ndertim ne faze tulle. Ky kompleks, është një godinë banimi dhe shërbimi 10-11 kate +2 kate nëntoke, 1 kat parkimi dhe 1 kat (nën toke) dedikuar argëtimit dhe relaxit. Kompleksi ofron një koncept modern, me hapësira të ndriçuara dhe të bollshme, rekreative, fasada të ventiluara, izolim akustik në brendësi të aparatamenteve, hapësira të gjelbëruara, lulishte, pishinë, ambiente sportive, dyqane etj. Fasada e Ventiluar ofron qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të saj, si dhe efiçencë të lartë në kursimin e energjisë për ngrohje dhe për ftohje. Teknologjia e perdorur për Termoizolimin e “Square21”, ju mundëson të keni një ambient banimi të fresket në verë dhe të ngrohtë në dimër, pasi ngrohja dhe ftohja jane ne 100% te objektit me sistem amerikan te centralizuar, duke ju kursyer energjinë elektrike. Cmimi 1800€/m². Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 202 1009