Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 2 Dhoma
- 1 Tualet
- 101.90 m2
Shitet apartament 2+1 tek Garden Residence Turdiu!
Pershkrimi
Shitet apartament 2+1 tek Garden Residence Turdiu! Apartmenti organizohet nga nje sallon se bashku me ambjentin e gatimit me dalje ne ballkon,dy dhoma gjumi ku ajo matrimoniale disponon ballkon me vete, nje tualet. Apartamenti ndodhet ne katin e 4 te nje pallati te mireadministruar me ashensor dhe ka nje siperfaqe prej 101.9 m². Orjentimi Veri-Perendim
Garden Residence Turdiu është një kompleks banimi me 9 ndërtesa kryesore me 7, 8, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe kate parkimi nëntokë. Kompleksi ofron hapësira rekreative për banorët, një pishinë të përbashkët, një kënd lojrash për fëmijët dhe shumë shërbime e lehtësira për jetesë të qetë në komunitet. Pozicionuar në një zonë lehtësisht të aksesueshme nga Rruga e Durrësit dhe 21 Dhjetori, ky kompleks ndërtimi shtrihet me orientimin kryesor lindje-perëndim për të përfituar maksimalisht prej ndricimit natyral, ndaj jugut. Apartamentet e ofruara janë të tipeve të dryshme nga 1+1 deri ne 4+1 (luksoze me verandë) me vetrata sa lartësia e katit.
Ky projekt zhvillohet në partneritet midis ofron apartamente, ambjente tregtare dhe hapësira parkimi.
• Vendndodhja: “Ish-Fusha e Aviacionit”
• Afati i përfundimit: 2022
• Sipërfaqe totale ndërtimi: 140’000m2
Godinat e këtij projekti janë të pajisura me fasadë termike kapotë ose të ventiluar, sipas kateve të projektit. Këto fasada janë rezistente për klimën e Tiranës dhe plotësojnë standardet teknike të izolimit termiko-akustik për një jetesë të qetë dhe komode.
• Muret ndarës me korridorin dhe njësitë e tjera përbëhen prej dy mureve me trashësi 10cm me një shtresë të ndërmjetme pambuku mineral prej 5cm trashësi, me parametra termik dhe akustik të lartë.
• Vetrata termike janë prej alumini dhe dopio xham
• Pajisjet hidro-mekanike janë inkaso (brenda murit) të markës GEBERIT
Garden Residence Turdiu, hapësirat e përbashkëta përreth kompleksit do të ofrojnë ambjente rekreacioni dhe shërbime e lehtësira për argëtimin dhe kënaqësinë e të gjithë grupmoshave:
• Mbi 3’000m2 hapësira të gjelbëruara, të sistemuara me stola dhe ndriçim
• Kënd lojërash per fëmijë
• Pishinë e jashtme
• Ambjente shërbimi dhe tregtare
Ne fokus të veçantë drejt cilësisë, Garden Residence Turdiu është konceptuar për të ofruar komoditet dhe siguri për të gjithë banorët dhe punonjësit e ambjenteve tregtare të ofruara. Më shumë:
• Apartamente të pozicionuara për të përfituar sa më shumë nga drita e diellit;
• Ashensorë Schindler (me shpejtësi 1.65 m/s);
• Sisteme e paisje elektrike të cilësisë së lartë;
• Në distancë të mjaftueshme nga zhurmat dhe smogu i trafikut;
• Parkim i sigurt
Cmimi 1380€/m². Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 202 1009