Overview
- Updated On:
- September 22, 2022
- 1 Dhomë
- 1 Tualet
- 73.70 m2
Pershkrimi
Super Okazion!! Shiten 2 apartamente 1+1 tek Zogu i Zi! Apartamentet kan siperfaqe 73.7m² dhe organizohen ne nje sallon te bollshem sebashku me ambientin e gatimit, nje dhome gjumi, nje tualet dhe nje ballkon. Projekti që po trajtojme i kondicionuar nga vendndodhja e tij në raport me PDV-në e miratuar dhe i ndodhur në një situatë me ndërtime shumëkatëshe me pamje vizuale të ndryshme dhe mes objektesh ekzistuese, fasadat e objektit në fjalë janë menduar të trajtohen me një gjuhë të ritmit shumëngjyrësh që shtrihet përgjate horizontalitetit të objektit tone dhe secila pamje planare e tij te ketë nje ngjyrë ne nje moment vrojtimi, pra nga kënde të ndryshme ndeshemi me impresione të ndryshme ngjyrash, gjë kjo që e bën me kreative pamjen e objektit në tërësi dhe mundëson një gjuhë më të lexueshme për orientimin dhe kuptimin e hapësirës urbane në raport me njërezit që do ta jetojnë apo thjesht vizitojnë. Për shkak të dendësisë së dhomave të apartamenteve, fasada përmban një numër të lartë të dritareve, synimi i dizenjimit të fasadës është krijimi i një ritmi të rregullt të “carjeve” dhe grupimi i tyre në disa module. Cmimi 1300€/m². Per nje vizite ne prone kontaktoni 069 202 1009